Qëllohet me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, arrestohet autori

Share

Të shtëna me armë zjarri sot, 6 tetor, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gazetarja Glidona Daci raporton se është qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ka mbetur i plagosur.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Klan News, gjyqtari shihet i shtrirë përtokë ku po i jepej ndihma e parë, jashtë ambienteve të Gjykatës, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin.

Pamje nga vendngjarja

Priten më shumë detaje në vijim, teksa nuk dihet gjendja shëndetësore e gjyqtarit apo motivet e ngjarjes së rëndë.https://www.youtube.com/embed/bB-JM03AI-4?si=B4dnC2W3sqNleW0F

Kalaja është pjesë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që prej vitit 2023. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e zv/kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, 2019-2023, ndërsa nga viti 1993 deri në 2004, ai ka qenë Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Start News

Reklama
Back to top button