
Kreu i qeverisë, Edi Rama, është pritur sot nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri ka ndarë pamje nga takimi i tij me Perez, teksa shfaqet në foto dhe me një fanellë me emrin e tij, “Edi Rama”.
Krahas fotove, Rama shkruan se ata folën për sjelljen në Shqipëri të një shkolle futbolli dhe për Universitetin e Sporteve.
“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkruan Rama në rrjete sociale.
Start News
Reklama
