EMRAT/Emërohen 7 administratorë të rinj në Bashkinë e Durrësit, zëvendësojnë ata që u dorëhoqën pas ultimatumit të Ramës

Ditën e sotme në Bashkinë e Durrësit po vijon procesi i emërimit të drejtuesve rinj, të cilët zëvendësojnë administratorët që dhanë dorëheqjen, me kërkesë të kreut të qeverisë, gjatë muajit korrik.
Janë emëruar shtatë administratorë në njësitë administrativet qytetit të Durrësit dhe Njësinë Administrative në Sukth, të cilët zëvendësuan administratorët të cilët dhanë dorëheqjen.
Në Njësinë Administrative Sukth u emërua Erjon Xhili, në Njësinë Administrative Numër 1, Pranvera Gagani. Alketa Veseli u emërua hë krye të Njësisë Administrative Numër 2, kurse në Njësisë Numër 3 Petrit Ismailati.
Në krye të Njësisë Administrative Numër 4 u emërua, Frederik Musai. Redion Tabaku u emërua si administrator i ri në Njësinë Numër 5. Kurse në Njësinë Administrative Numër 2 u caktua Agustin Ndoj.
Kujtojmë se pak javë më parë kryeministri Rama urdhëroi dorëheqjen e drejtorëve të bashkive në vend, si dhe të kryetarëve të njësive administrative.
Start News