Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Lezhë/ Makina përfundon në kanal, plagosen dy gra

Ditën e sotme rreth orës 14:30 minuta, dy gra mbetën të plagosura në Lezhë pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal anësor.
Aksidenti ndodhi në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër, kur drejtuesja e një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin e mjetit.
Për shkak të përplasjes dhe rrotullimit, makina pësoi dëmtime të konsiderueshme, ndërsa pasagjeret mbetën të bllokuara.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilat me ndërhynë menjëherë për të nxjerr jashtë autoveturës dy të lënduarat që u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.