Aktualitet dhe Lajme
Kërcënuan me jetë efektivët e “Shqiponjave”, një prej të arrestuarve efektiv i FNSH-së

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët kishin ngritur një postobllok në hyrje të qytetit kur i kanë kërkuar dy personave të ndalonin. Këta të fundit i kanë kërcënuar duke u thënë: Do t’ju hapim barkun me plumba”.
Burime për media kanë bërë me dije se një prej personave që ka bërë kërcënimin, është efektiv police në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe në këtë moment nuk ka qenë me shërbim.
Sakaq, ata janë ndjekur nga pas nga “Shqiponjat” dhe janë shoqëruar për në komisariatin e Shkodrës ku dhe po merren në pyetje për rastin në fjalë.