Regjistrohen në universitete vetëm 75% të maturantëve/ Raundi i dytë nis nga 9 shtatori deri më 8 tetor

Ditën e sotme fillon faza e fundit e regjistrimeve për maturantët fitues në universitetet publike.
Faza e 7-të dhe e fundit do të zgjasë 48 orë dhe do të mbyllet pasditen e 11 shtatorit. Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar, deri tani janë regjistruar 75% e maturantëve.
Pas përfundimit të fazës së fundit, do të ketë një periudhë 48-orëshe, më 12-13 shtator për ata që dëshirojnë të çregjistrohen dhe të ndryshojnë degën, duke u rikthyer në garë për raundin e dytë.
Raundi i dytë do të nisë më 9 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor.
Degët më të preferuara edhe për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhinieria, të ndjekura nga Mjekësia. Ndërkohë, programet e mësuesisë vazhdojnë të mbeten më pak të preferuara, me një përqindje regjistrimesh që nuk kalon 7.5%, duke ruajtur të njëjtin ritëm si vitet e para.