Aktualitet dhe Lajme

“Më habit heshtja e SPAK”/ Murrizi: Politikanë e biznesmenë nuk kishin brekë në by*** dhe tani jetojnë në luks prej Bankers!

Share

Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ishte i habitur me heshtjen e SPAK-ut për skandalin e kompanisë Bankers që ka shitur mbi 5 miliardë euro naftë shqiptare për 21 vite dhe nuk ka paguar asgjë për llogari të shtetit shqiptar, duke u justifikuar se ka dalë me humbje.

Ai u shpreh se në këtë vjedhje kaq të madhe janë të përlyer shumë politikanë të lartë të të gjithë krahëve.

“Më habit heshtja e SPAK. Është vepër penale që kalon 50 mijë euro dëm buxhetit, qoftë edhe këta që kishit intervistuar, përvec Meksit, për statusin që kanë patur janë subjekte të SPAK. Ish-ministra. Se në fund të fundit për këtë është ngritur kjo struktura e Posacme. Tallja, që këta që kanë qeverisur shqiptarët, me pasurinë e shqiptarëve, është që për cdo shoqëri tjetër, po del 3 vjet me humbje shpall falimentin. Për këtë kompani që del 21 vite me humbje, edhe shitja e naftës që del te letrat e Prokurorsië është në bazë të letrave fiktive që ka vetë kompania.

Kam qenë vetë në Fier disa herë.

Kur erdhi Rama, tha hajdutët e PD-së nuk ju linin ju të punonit për shkak se vidhnin naftën.

Ajo që duhet të kalohej më e madhe vjedhje, duhet ta merrte SPAK. Janë 20 prokurorë që paguhen nga 7 mijë euro në muaj. Nuk e kam dëgjuar Dumanin të thotë, është apo jo për ne.

Nëse kemi sot kompani të mëdha, janë para të vjedhura nga Bankers. S’kanë patur brekë në bythë këta dhe sot lundrojnë në luks, kokrra hajdutësh. Janë shumë politikanë të përlyer. Ndonjë politikan që shkruan letra, romane. Një që nuk ka lidhje me konsulenca juridike, djali i ish-ministrit të jashtëm, cfarë ka bërë për të marrë mbi 300 mijë euro?

Janë trazuar shumë.

Në ka një pisllëk që ka dalë në sipërfaqje, se si ka luajtur politika shqiptare. Hajdutët kanë një surrat, por është Bankers. Kështu është Kurumi, Rapiscani, ngjyrosja e naftës, ALEAT, e me rradhë”- tha Murrizi.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button