Aktualitet dhe Lajme

Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale

Share

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.

Një analizë krahasuese e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)-së, e publikuar këto ditë tregoi se mesatarja e prodhimit për orë pune në Shqipëri ishte 18 USD për periudhën 2020-2023, rezultati më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (WB6).

Nga periudha 2014-2016 deri në 2020-2023, produktiviteti i punës shënoi progres të ngadaltë me vetëm USD për orë pune, me një ecuri shumë më të ngadaltë se fqinjët.

Ndërsa hendeku me BE-ne, është shumë i madh pasi prodhimi për ore pune është 68 USD.

Vlera më e lartë e prodhimit me orë pune në Rajon është në Mal të Zi me 33 USD nga 27 që ishte gjatë 2014-2016 .

Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 31 USD, e ndjekur nga Kosova me 27 USD, Serbia me 25 USD prodhim për orë pune, Bosnja me 23 USD për orë dhe Shqipëria me vetëm 18 USD.

Mesatarja e prodhimit për orë pune në Rajon është 27 USD, teksa Shqipëria prodhon rreth 35 % më pak për orë pune se niveli i rajonit dhe rreth 1 të katërtën e produktivitetit mesatar të BE-së.

Produktiviteti i ulët i punës në vendin tonë vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë tonë, ku dominojnë bujqësia dhe tregtia me vlerë të shtuar të ulët.

Duke qenë se ekonomia jonë është shumë e industrializuar investimet në makineri, automatizim dhe TIK për frymë janë më të ulëtat në rajon.

Produktiviteti i punës në Shqipëri mbetet pengesa kryesore për rritjen e pagave dhe konvergjencën ekonomike.

Pa reforma strukturore që nxisin inovacionin, teknologjinë dhe kapitalin njerëzor, hendeku me rajonin dhe BE-në mund të thellohet më tej në vijim analizojnë ekspertizat ndërkombëtare.

Për biznesin dhe politikë-bërësit shqiptarë, nxitja e produktivitetit nuk është më një opsion, por domosdoshmëri për konkurrueshmëri afatgjatë.

OECD sugjeron se vendi ynë duhet të investojë shumë më tepër në arsim cilësor, në trajnim profesional dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë dhe profesionistët të qëndrojnë në vend, në mënyrë që ekonomia të ketë kapitalin njerëzor për të prodhuar më shumë vlerë.

Informaliteti dhe emigrimi kanë vepruar si pengesa në produktivitetin e sektorit privat shqiptar.

Informaliteti i lartë i atribuohet në një pjesë e mirë produktivitetit të ulët, pasi bizneset e paformalizuara operojnë me kapacitete të dobëta.

Sakaq, emigrimi masiv ka zvogëluar fuqinë punëtore, duke reduktuar veçanërisht shtresën më të kualifikuar të saj./Monitor




Huazuar nga albeu.com

Back to top button