Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 30 Qershor 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Share

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje.

Orët e vona të mbrëmjes, do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënojë 15°C në zonat malore, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button