Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Vlorë/ Humb jetën në det turisti italian

Share

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ku një shtetas italian, G. P., 87-vjeç, ka humbur jetën teksa po notonte në det.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Paraprakisht, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kontaktuar familjarët e viktimës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button