Aktualitet dhe Lajme

“Rama t’i falë shtëpinë e vet Trump-it, jo pronat tona!”/ Arlind Qori kundër projektit në Sazan: Aleancën e kemi me SHBA, jo me farefisin e Presidentit

Share

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë” u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv kundër marrëveshjesh mes qeverisë shqiptare dhe dhëndrit të presidentit Trump, Kushner për të ngritur një resort turistik në ishullin e Sazanit. Qori u shpreh se Sazani do të shndërrohet në një ishull privat për miliarderët dhe i vetmi ishull që kemi si republikë po e falim.

“Unë e kam kritikuar këtë, e kemi diskutuar edhe një vit më parë, i mbetem të njëjtit qëndrim, është zhvatje që i bëhet popullit shqiptar, Sazani dhe Zvërneci janë pasuri e jona dhe nuk mund t’ia falim askujt, qoftë oligarkë, investitorë të huaj apo biznesmenë në vende të rëndësishme si SHBA. Zoti Rama të dhurojë shtëpinë e tij po të dojë zotit Kushner apo zonjës Trump apo direkt Presidentit Trump. Nëse do të bëjë qoka, apo të rregullojë pozicionin e qeverisë në SHBA. Nga artikulli i “The Guardian”, kuptohet se Sazani do të shndërrohet në një ishull privat për miliarderët. I vetmi ishull që kemi si republikë, një ishull në të cilin sovranitetin e kemi vendosur pas Luftës së Dytë Botërore po e falim. Meqenëse Kushner do të marrë edhe investitorin strategjik si status, qeveria do të sigurojë infrastrukturën, në mënyrë që miliardat e tyre të jenë sa më të sigurta.

Një problem që vjen, ka të bëjë me procesin, me procedurat. Dikush mund të thotë duhet për turizëm, harrojmë natyrën dhe biodiversitetin. Pse nuk ka thirrje që një grup i pavarur gjykuesit të shqyrtojë kërkesat apo propozimet më interesante edhe nga pikëpamja mjedirore?

Këtu investitori është zgjedhur para investimit si projekt dhe kjo po bëhet fakt i kryer. Nuk e kuptoj se çfarë dobie i sjell kjo popullit shqiptar. Nuk e kuptoj lehtësinë me të cilën dorëzojmë sovranitetin e Shqipërisë. Njëlloj si në Shëngjin me kampin e refugjatëve, ku ligji shqiptar nuk ka fuqi.

Për të gjithë këto arsye më duket transaksion problematik dhe do të doja të dëgjoja sa më shumë zëra kundër një transaksioni të tillë.

Vërej edhe njerëz që justifikojnë me kinse patriotizëm, meqenëse jemi aletë të SHBA, duhet të kujdesemi për interesat e farefisit të presidentit të SHBA. Por, aleanca jonë është me SHBA dhe jo me biznesmenë apo farefis të pushtetmbajtësve në SHBA. SHBA është shtet më serioz, se duan ta portretizojnë, me djalin, kunatin, vajzën e me rradhë.

Frika ime është që keqkuptohen edhe marrëdhëniet ndërkomëbtare dhe shihen si ortakëri të pista me leje ndërtimi”- tha Qori.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button