Aktualitet dhe Lajme

Shqetësim në Japoni: Mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme ‘godasin’ ishujt

Share

Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e shtuna, tha agjencia kombëtare meteorologjike, duke i nxitur banorët të “jenë vigjilentë”.

Nuk u raportuan dëme të mëdha pas serisë së dridhjeve me magnitudë të paktën një ballë të shkallës Rihter japoneze, të cilat u ndjenë lehtë nga ata që ishin brenda ndërtesave.

Tërmetet më të forta të regjistruara që nga e shtuna ishin dy me magnitudë 5.1, njëri të dielën dhe tjetri të martën. Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha në një deklaratë se kishte vëzhguar 474 tërmete rreth grupit të ishujve Tokara, në jug të Kyushu, në skajin jugperëndimor të Japonisë.

Aktiviteti sizmik është rritur. Duke pasur parasysh se kjo zonë ka përjetuar periudha të zgjatura të aktivitetit sizmik në të kaluarën, ju lutemi të jeni vigjilentë ndaj tërmeteve të forta“, tha agjencia.

Në të kaluarën, rajoni i grupit të ishujve Tokara ka përjetuar një numër të madh tërmetesh në një periudhë të shkurtër kohore, më së shumti në shtator 2023, kur u regjistruan 346 tërmete gjatë 15 ditëve.

Nga 12 ishujt në grupin Tokara, shtatë janë të banuar nga rreth 700 banorë, dhe disa prej tyre, të cilët kanë vullkane aktive, janë të arritshme me traget dy herë në javë në mot të mirë.

Më 1 janar 2024, një tërmet me magnitudë 7.5 ballë, më i forti që ka goditur vendin në më shumë se 10 vjet, goditi Gadishullin Noto në Japoninë qendrore. Ai vrau 470 persona, përfshirë shumë banorë të moshuar që vdiqën në ditët që pasuan.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button