Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme.
Po ashtu, gjatë seancës plenare pritet të diskutohen dhe të hidhen për votim edhe disa pr/ligje të tjera:
Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.
Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”.
Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit””.
Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.
Po ashtu, gjatë seancë plenare pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.