Aktualitet dhe Lajme

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Share

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka qenë objektiv i gjatë i blaugranëve dhe gjithçka po shkon drejt finalizimit.

Megjithatë, klubi bask po përpiqet ta pengojë këtë transferim. Athletic Bilbao i është drejtuar La Ligës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), duke kërkuar që t’i ndalohet Barcelonës të bëjë nënshkrime të reja, me pretendimin se katalanasit nuk e kanë përmbushur ende rregullin financiar 1:1 të La Ligës.

Në krahun tjetër, Barcelona ka mohuar kategorikisht pretendimet e Athletic Bilbaos. Sipas tyre, klubi është në përputhje të plotë me rregullat e Fair Play Financiar dhe ka mjetet e nevojshme për të përmbyllur marrëveshjen pa asnjë problem.

Plani i Barcelonës është të aktivizojë klauzolën e lirimit të Nico Williams javën e ardhshme dhe ta ketë lojtarin gati për fazën përgatitore të verës.

Nëse kjo ndodh, Athletic Bilbao nuk do të mund ta ndalojë largimin e tij, pasi çdo klub është i detyruar të pranojë klauzolën e lirimit nëse ajo paguhet – një rast i ngjashëm me transferimin e Joan Garcia nga Espanyol.

Situata pritet të qartësohet shumë shpejt, ndërkohë që tensioni mes dy klubeve është në rritje.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button