Aktualitet dhe Lajme

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Share

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të njëjtën linjë. Leja për hotelin në Radhimë, nuk është e vetmja e firmosur nga Edi Rama. Duket se kontributi këtyre organizatave kriminale në zgjedhje është shpërblyer edhe me leje të tjera. Më flagrantja është ajo që Edi Rama i firmosi në bregdetin e Golemit, kompanisë së Visit të Pojës.

Drejtësia italiane arriti të identifikonte kompanitë ku Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, pastronte paratë nga aktiviteti I trafikut të Kokainës, e këto informacione iu përcollën edhe SPAK për të kryer më pas edhe hetimet që i takonin palës shqiptare për sekuestrimin e këtyre aseteve kriminale. Në një prej episodeve të zbardhura në dosjen italiane, thuhet se nga verifikimet e skuadrës së përbashkët të investigimit SPAK-Antimafia, kanë verifikuar me autoritetet gjyqësore shqiptare në kuadër të hetimeve të pasurive të familjes Troplini, në periudhën 30 janar 2020- 14 shkurt 2020, se Elvis Doçit i është sekuestruar automjeti i blinduar Audi A8, që ishte në pronësi të kompanisë Eldemar Constrution, srl.

Në dosjen italiane, e shpërndarë për mediat, Antimafia evidentonte me emra personat e arrestuar dhe kompanitë ku pastroheshin paratë, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodhi për palën shqiptare. Sa i përketë hetimeve të kryera nga SPAK, ky instituicion shpërndau një njoftim për mediat me mungesë të theksuar transparence ku nuk jepeshin as emrat e personave të arrestuar apo në kërkim apo emrat e kompanive që u sekuestruan. Syri Tv arriti të sigurojë në mënyrë konfidenciale emrat e kompanive të sekuestruara ku rezultojnë shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Por nga një investigim i kryer më tej nga gazetarët e Syri Tv, rezulton se SPAK ka hezituar të sekuestrojë të gjitha kompanitë e regjistruara në emrër të Elvis Doçit, e një ndër to është edhe Eldemar Constrution, për llogri të së cilës ishte regjistruar edhe automjeti Audi A8 i blinduar, i sekuestruar gjatë hetimeve të mëparshme për familjen Troplini. Kjo kompani, e themeluar në vitin 2010, rezulton një prej kompanive kryesore të Elvis Doçit, alias Visi i Pojës, që ka përfituar jo vetëm fone publike, kryesisht nga fondet e rindërtimit, por ka marrë edhe leje ndërtimit drejtëpërsëdrejti me firmë të Edi Ramës në shkur të vitit 2024. E kjo kompani ëshët amnistuar nga SPAK.

Po çfarë ka ndodhur me këtë kompani të amnistuar nga SPAK dhe lejen e ndërtimit për hotel me 10 kate pranë Shkëmbit të Kavajës?

Sipas dokumentacionit të bërë publik në QKB, në korrik të vitit 2024 themelohet kompania Rock of Kavaja, me objekt aktiviteti hoteleri turizëm, me aksioner të vetëm Eldemar të Visit të Pojës. Pas themelimit, në nëntor të vitit 2024, Visi I Pojës, shet 60 % të aksioneve kompanisë CFO PHARMA. Tre ditë më pas, kompania me një akt të jashtëligjshëm, rrit kapitalin nga 100 mijë lekë në 225 milionë lekë ose 2. 3 milionë euro.

Në 12 nëntor Asambleja e ortakëve vendos që të miratojnë rritjen e kapitalit në natyre, pra me vlerën e tokës ku do të ndërtohet hoteli, ku kompania CFO PHARMA, do të kryej investimin në 100 % të vlerës, kurse Visi i Pojës do të përfitojë 40 % pasi kontribon vetëm me tokën.

Kujtojmë që vetëm pak kohë pas këtij angazhimi, në mars të 2025, breshëri automatiku u qëlluan mbi kompaninë farmacetotike, që tashmë Iu fut edhe sektorit të ndërtimit dhe hotelerisë. Po sipas këtij vendimi, kompania e Visit të Pojës ka lidhur kontrat bashkëpunimi me brandin ndërkombëtar AKOR (Pullman).

Rezulton se Eldemar Construtions e ka marrë tokën në datën 26 janar, të vitit 2024, pa raporte të qarta financiare nga shtetasi Luan Kasa, ku në marrëveshjet e shitblerjes theksohet “Kontratë me rezervë”, çka ngrenë dyshimet se pagesa 2. 3 milionë euro nuk është kryer.

Brenda 2 muajve nga marrja e tokës, Edi Rama i firmos Visit të Pojës, lejen e ndërtimit për hotelin 10 katësh në buzë të detit. Pra e thënë me thjeshtë, Visi i Pojës, ka vetëm idenë, merr tokën pa lekë, Edi Rama i firmos lejen e ndërtimit, në lojë hynë CFO PHARMA që garanton qarkullimin e parave, për të mbuluar të gjithë operacionin futet në lojë një brand ndërkombëtar. I gjithë ky operacion financiar, miliona euro e me firma të dyshimta të kryeministrit EdI Rama, çuditërisht nuk shihet nga SPAK, e këto kompani nuk vihen nën skeuestro.

Nuk besoj se ka nevojë për komente të mëtejshme për të faktuar lidhjet dhe interesat financiare dhe politike mes krimit dhe politikës. Trafiku i drogës dhe pastrimi I parave identifikohet nga partnerët e huaj. Në Shqipëri, një anonim si Arkend Balla del më i votuari në zgjedhjet e 11 majit. e më pas zbulohet se pas tij qëndrojnë dy familje dhe një organizatë e fuqishme krimimenale, që pasi sjellin në Shqipëri paratë e drogës, Edi Rama u firmos leje që ti pastrojnë! E qershia mbi tortë, SPAK-u, heroi i fëmijëve tanë, në vend që ti sekuestroj, i legalizon! Natën e mirë!/ Plug, Syri Tv




Huazuar nga albeu.com

Back to top button