Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike, certifikon rezultatet zgjedhore për Beratin! Pritet vendimi për Dibrën dhe Shkodrën

Share

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Beratit.

Në mbledhjen e ditës së sotme Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin zgjedhor për këtë qark, ndërsa kujtojmë që rezultatet janë certifikuar dhe për qarqet: Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme dhe të rezultatit zgjedhor për Vlorën, vendim që pritet të merret më 26 qershor.

Kolegji Zgjedhor është duke shqyrtuar dhe kërkesat e opozitës për qarqet Dibër e Shkodër.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button