Alarmi i Sociologëve/ Gëzim Tushi: Gjuhë urrejtjeje në shoqëri, thirrje për ndryshim Kombëtar

Share

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo e gjuhës së urrejtjes në marrëdhëniet shoqërore dhe ato personale.

” Gjuha dhe gjuha e trupit ka filluar edhe kjo të shfaq urrejtje’’, shprehet Tushi. Në një kohë kur rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, gjuha e urrejtjes po gjen terren të lirë në marrëdhëniet shoqërore dhe personale.

Kjo formë e komunikimit agresiv tashmë është bërë e pranishme nga ambientet publike deri te komunikimi ndërpersonal, veçanërisht në hapësirat virtuale, ku barrierat e turpit dhe përgjegjësisë shpesh bien.

‘’Është për fat të keq ë të gjitha format e saj. Qoftë në formën verbale që është më evidentja, virtual ku rrjetet sociale janë bërë sot toksike.

Gjuha dhe gjuha e trupit ka filluar edhe kjo të shfaq urrejtje’’.

Tushi e drejton gishtin edhe ndaj politikanëve, të cilët shpesh herë përdorin një fjalor të ashpër, përçarës duke i kthyer platformat publike në hapësira të helmuara komunikimi.

Gjithashtu, sociologu Gëzim Tushi, thotë se si pasojë e kësaj gjuhe pasojat jo rrallëherë kanë qenë tragjike.

Sociologu bën thirrje për një aksion të gjerë kombëtar, që synon edukimin për përdorimin etik të gjuhës.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button