Aktualitet dhe Lajme

Rezart Veleshnja rrëfen përjetimin tronditës: Personazhi i njohur ishte e pushtuar nga…

Share

Gjatë një interviste në emisionin “Andale”,  aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka ndarë një moment të veçantë dhe të çuditshëm.

Ai tregoi për një situatë të pazakontë që i kishte ndodhur me Kleonikin, pak para një daljeje në skenë.

Sipas Veleshnjes, ajo ishte në gjendje emocionale të rënduar dhe nisi të qante pa arsye të qartë.

Gjithashtu, Veleshnja shtoi se ai ka një ndjeshmëri të veçantë për të identifikuar persona, ku sipas tij, mund të jenë të “pushtuar”.

“Kleoniki para se të hynim ishte duke qarë, nuk e di se çfarë donte, një sanduiç a ujë. Unë u kujdesa dhe më tha faleminderit. Kur hymë në studio ndryshoi komplet. Dhe aty unë kuptova që ajo goca ishte e pushtuar nga demonët.

Mora kryqin dhe i thashë ‘dil o shpirt i keq’. Ka njerëz që janë të pushtuar dhe unë këto i shoh”, u shpreh Veleshnja




Huazuar nga albeu.com

Back to top button