Aktualitet dhe Lajme
Galatasaray nuk di ta ndalet në merkato, kërkon sulmuesin e Lille

Galatasaray është shumë aktiv në këto faza të hershme të tregut të transferimeve të verës.
Klubi turk po e shikon me ambicie të madhe fazën ofensiv, duke synuar të konfirmojë Victor Osimhen si objektivin kryesor për të forcuar sulmin.
Është një objektiv intrigues, por sfidues, veçanërisht me konkurrencën e fortë nga Premier League, ku edhe Manchester United është i etur t’i bashkohet garës për sulmuesin nigerian.
Sipas shtypit turk, plani rezervë përfshin Jonathan David, një sulmues që do të lirohet nga Lille më 30 qershor, i cili fillimisht ishte në sy të Napolit, por që nuk e ka bindur kurrë plotësisht Antonio Conten dhe për të cilin ende ka konkurrencë nga Juventusi.