Aktualitet dhe Lajme

Lindja e Mesme në luftë, Irani fajëson SHBA-në për mbështetje të sulmeve ushtarake

Share

Irani thirri ambasadorin zviceran në Teheran për t’i dhënë një paralajmërim Shteteve të Bashkuara, duke e akuzuar Uashingtonin për bashkëpunim në sulmin e Izraelit.

Përfaqësuesi iranian Nadine Lozanno akuzon drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mbështetësit kryesorë të Izraelit, duke kërkuar që SHBA-ja të mbajë përgjegjësi për sulmet masive që po kryhen mbi zonat e banuara të Iranit.

“Është e paimagjinueshme që veprimet agresive të regjimit sionist kundër Iranit u kryen pa bashkëpunim, koordinim dhe të paktën një dritë jeshile nga SHBA-ja, dhe në këtë drejtim, SHBA-ja duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj të paligjshme në këtë drejtim”, i tha përfaqësuesi iranian Nadine Lozano-s, ambasadores zvicerane në Teheran.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button