Aktualitet dhe Lajme

VIDEO / PSG me njërën këmbë te trofeu – goli i dytë ndez ëndrrën pariziene

Share

Paris Saint-Germain ka tashmë vendosur njërën këmbë te trofeu përballë Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze e nisi fuqishëm ndeshjen, duke i bërë presion asaj italiane.

Kjo u shpërblye me 2 gola, ndërsa realizoi ish-lojtari i Nerazzurëve, Achraf Hakimi, dhe superylli, Desire Doue.

Ishte minuta e 12-të, kur Desire Doue lëshoi një pasim te marokeni që shënoi me lehtësi.

Dhe në minutën e 20-të, ishte Desire Doue ai që shënoi golin e dytë, asistuar nga Ousmane Dembele.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button