Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e 11 majit/ Ilir Alimehmeti: Ja pse SHBA nuk po jap mesazh për zgjedhjet

Share

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Ilir Alimehmeti, në podcastin ‘Të Pashoq’, tha se përmes heshtjes SHBA po japin një mesazh të qartë lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Alimehmeti, i cili nuk arriti të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare, edhe pse mori rreth 18 mijë vota preferenciale, tha se Shqipëria është mes autokracisë dhe diktaturës.

“Nëse çështja do të ishte nëse frymëzon ose jo PD, por ne kishim edhe 9 forca të tjera, përveç PD dhe PS-së, atëherë pse nuk u votuan këto partitë e reja, që kishin vajza dhe djem të rinj shumë të mirë, atëherë pse nuk u votuan? Sepse këtu në Shqipëri kemi fenomenin e trenit bullgar, kemi manipulime, kemi blerje votash. Pse fitoi Sara Mile në Elbasan, e dini ju? Pse fitoi Arkend Balla, e njihni ju?”, tha Alimehmeti.

A është në rrezik PD për t’u shpërbërë, për t’u copëzuar më shumë?

Duhet të shohim interesin publik që është të kemi një sistem demokratik me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse s’ka zgjedhje të lira dhe të ndershme është e kotë që të flasim. Ne jemi mes autokracisë dhe diktaturës.

Ky është sistemi, edhe pse mund të fitosh shumë vota, nuk zgjidhesh deputet, ky është sistemi. Ne jemi mes autokracisë dhe diktaturës. Kush i ka të gjitha gjërat në dorë? Kush kontrollon drejtësinë? Sa deputetë njihni, 10 apo 20? Kush i njeh të gjithë ministrat? Ne kemi vetëm një dorë: Edi Ramën.

Elementi tjetër, a frymëzon opozita? Nëse çështja do të ishte nëse frymëzon ose jo PD, por ne kishim edhe 9 forca të tjera, përveç PD dhe PS-së, atëherë pse nuk u votuan këto partitë e reja, që kishin vajza dhe djem të rinj shumë të mirë, atëherë pse nuk u votuan? Sepse këtu në Shqipëri kemi fenomenin e trenit bullgar, kemi manipulime, kemi blerje votash. Pse fitoi Sara Mile në Elbasan, e dini ju? Pse fitoi Arkend Balla, e njihni ju?

Ti mund të fitosh 20 mijë vota, por ai tjetri merr 200 mijë vota, sepse ka fuqinë ekonomike dhe kemi 41 % të popullsisë në varfëri.

Sill edhe z.Trump në Shqipëri me këtë sistem dhe sërish do të humbasë.

Sipas jush pse nuk po reagon ende SHBA?

BE e ka thënë qartë: me zgjedhjet e këtij niveli nuk hyn në Bashkimin Europian. SHBA nuk kanë folur ende. Unë di që po vonon dhe vonesa është mesazh në vetvete. Kur dikush të vjen vonë edhe në dasëm, të jep një mesazh.

Në 2021, akoma pa mbaruar numërimi, pati reagim nga SHBA. Sot kemi një vonesë, vonesa flet dhe rëndësinë që ka SHBA në marrëdhëniet që kemi ne me ata, janë me shumë zero nga pas. Përmes heshtjes ata po shprehen, ne kemi parë se si kanë reaguar ata në rastin e shteteve të tjera, sepse bëjnë atë punën e tyre rutinë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button