Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites.
Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet po në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave.
Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje si dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të jetë 1 deri 3 ballë.