Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët e votimit, nuk janë plotësuar nga diaspora shqiptare, por nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.
Në zarfin e hapur gjatë numërimit të fletëve të votimit nga diaspora, qytetari ka lënë një mesazh mjaft domethënës.
‘Mungonte fleta e votimit…
Më vjen keq që nuk më dhatë rastin të votoj …’, shkruan emigranti shqiptar në zarfin e dërguar nga KQZ-ja që ai të shprehte vullnetin e tij të lirë, të votonte për kë të donte.
Por këtë gjë duket se e ka bërë Edi Rama dhe patronazhistët e tij, të cilët nuk kanë votuar vetëm në emër të këtij qytetari, por në emër të mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në emigracion../ Syri.net