Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një vëlla që do t’u shërbejë në besimin dhe lumturinë e tyre.
Ai e vendosi theksin te dashuria dhe uniteti. Papa Leoni XIV shtoi se këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.
“Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi pjetuar një jetë intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.
Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.
Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj.
Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin”, tha Papa.