“Mundësi unike”, Macron: Jam një avokat mbylljes së procesit të anëtarësimit në 2027

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar rëndësinë e krijimit të një “Evrope më të madhe”, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën. Gjatë një fjalimi të tij, ai e konsideroi këtë mundësi si një hap të rëndësishëm për të forcim marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të rritur ndikimin gjeopolitik dhe ekonomik të Evropës.
Ai u shpreh se ishte avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027 të procesit për Shqipërinë.
Emmanuel Macron: Besoj fort se përtej BE, kemi një Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina. Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare. Le t’i integrojmë edhe më mirë këto vende, le të punojmë së bashku për ekonominë, emigracionin, mbrojtjen, tregtinë. Nëse ne e bëjmë këtë, integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027, por kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të 700 milion banorëve për ta bërë këtë vend, këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë. Është një mundësi unike.