Aktualitet dhe Lajme

OSBE-ODIHR raport për procesin zgjedhor: Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë

Share

Ditën e sotme, misioni i OSBE-ODHIR, paraqiti një raport nga gjetjet për procesin zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme (11 maj) në vendin tonë.

“Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja e OSBE ODIHR gjatë prezantimit të raportit.

“Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa problemeve organizatave.

Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuara avantazh të padrejtë në pushtet…pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button