“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta aktualisht.
Këto kuota, theksoi Berisha, do të përkthehen në vota të dielën më 11 maj.
Berisha gjithashtu komentoi këtë të premte edhe programin e Partisë Demokratike.
Berisha: Sali Berisha sikur nesër t’u rikthehet pasioneve të vjetra, unë pasion kryesor kam leximin. Është një punë tre vjeçare me programin, punë shumë serioze, me ekipe ndërkombëtare. Ai program ngjalli skepticizëm kur u pa kur do gjenden këto, unë për herë të parë në jetën time paraqes një program 100% me të njohura, çdo gjë që kam thënë në atë program. Ai program është realisht transformues, këta lanë pensionistët me 140 mijë lekë, Kosova shtoi 20% pensionet, dha nga buxheti 100 milionë euro, Rumania 164 euro, tani e ka 800 e ca euro.
Po të kisha vazhdu pushtetin s’do kisha imagjinuar që pasardhësi im do të vepronte në këtë mënyrë, nga 860 mijë pensionistë 600 mijë prej tyre me jetë mizerable, unë jam mjek dhe e njoh mjekësinë që në vitet ’70, shëndetësia jonë në 12 vite u shpërbë. Kuotat e Berishës sot janë më të larta se të të gjithë jetës së tij. Do përkthehen dhe për vota. Ky Sali Berishë është më i njohur sot, nuk ka ndodh kurrë që të miratohen 4 rezoluta dhe të gjitha për ato kauza që Berisha ka mbrojtur në izolim të thellë. Chris është njëri prej, sot kishe përfaqësues të Bundestagut gjerman, një Lord anglez me thirrje të madhe publike për PD.
Berisha: Ata menduan se unë isha njeriu që nga mesazhet e tyre do të impresionohesha ( për SPAK) unë do të mbroja interesin publik. Krimi elektoral, ai që synon të ndryshojë rezultatin duhet të ndëshkohet. Historia ime kaq ka qenë me ta. Pavarësisht seç ndodhi Vettingu më ka bërë nder kolosal, çdo ditë kur politikanë flitet dhe Vettingu bëhet për mua.