Aktualitet dhe Lajme
Rama firmosi në Kuç për 78 mandate, reagon Berisha: Shqiptarët i kanë prerë “biletën”, është në ditët e fundit në atë zyrë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, firmosi të ashtuquajturin “memorandumi i Kuçit”, parashikimi elektoral për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar se PS merr minimumi 78 mandate.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i liderit të opozitës, Sali Berisha.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha tha se shqiptarët i kanë prerë “biletën” kreut të qeverisë, duke paralajmëruar humbjen e socialistëve në zgjedhjet e të dielës.
“Planet e Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën, mezi po të pret McGonigal me të cilin je i lidhur si siamezë”, deklaroi Berisha.