Aktualitet dhe Lajme

Ngjarje e rëndë në Prizren/ Babai plagos gruan dhe dy vajzat, 15-vjeçarja humb jetë, vajza tjetër në gjendje kritike

Share

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën ‘Shotë Galica’.

Policia është ndalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tri persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ai theksoi dyshohet se burri ka qelluar me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai shtoi se edhe vajza tjetër 10-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar menjëherë në spital.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button