Aktualitet dhe Lajme

Zyrtarët socialistë në burg për korrupsion, Rama: Nuk jemi studio avokatie e askujt, ne jemi të parët në rajon në integritetin e prokurimeve publike

Share

Kryesocialisti Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme rreth zyrtarëve socialist që ndodhen në burg për korrupsion. I ftuar në emisionin ‘Të paeskpozuarit’ në MCN Tv, Rama tha ato nuk janë studio avokatie e askujt duke shtuar se janë të parët në rajon për integritetin e prokurimeve publike.

“U vranë njerëz në bulevard, prokurorja e Përgjithshme nuk mori dot në pyetje tre njerëz. Ai u bë mbrojtës i një krimi ku ka dorë vetë. Ne mund të mbajmë atë qëndrim që kemi mbajtur. Nuk jemi studio avokatie e askujt. Sot një nga gjërat për të cilat jemi në tryezë me BE-në është se ne jemi të parët në rajon në integritetin e prokurimeve publike. Kemi 80 pikë, të tjerët janë poshtë,” tha Rama.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button