Aktualitet dhe Lajme
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi. Bëhet e ditur se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.
Siç raportohet 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është askidentuar.
Gjithashtu ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ndërkohë autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.