Aktualitet dhe Lajme

FOTO+VIDEO/ Mjeku Toshkëzi, Konsull Nderi në Filadelfia, titulli i dorëzohet nga ambasadori Bushati, i pranishëm dhe John Alite

Share

Tashmë zëri i mijëra shqiptarëve që jetojnë në shtetin e Pensilvanisë të SHBA-ve, do të përfaqësohet nga mjeku Gentian Toshkëzi.

Ai u emërua konsull nderi në Filadelfia, titull ky që iu dorëzua nga ambasadori ynë në SHBA, Andi Bushati.

Doktor Toshkëzi e vlerësoi këtë titull, duke organizuar një mbrëmje pritëse me miqtë e tij shqiptarë dhe të huaj, ku nuk mungonin pjesëtarë të trupave diplomatike si kolegë të tij konsuj të shteteve të tjera në SHBA.

Ndërsa kolegët konsuj e cilësuan Toshkëzin si përfaqësuesin më të përshtatshëm të Shqipërisë në Filadelfia.

Ndërkaq, Dritan Matraku, kryetari i shoqatës “Bijtë e shqipes”, e cila prej më shumë se 20 vitesh, ruan, promovon dhe përhap në Filadelfia vlerat më të mira të Shqipërisë, u shpreh se e mirëpret kontributin e dr Toshkëzit për komunitetin shqiptar atje.

Ambasadori Bushati tha mes të tjerave se diplomacia shqiptare do të pasurohet me punën e konsullit të ri të nderit.

Këngët e Mira Konçit përcollën emocion tek të pranishmit, të cilët përmes duartrokitjeve shijuan repertorin e saj.

Një ndër personazhet që spikaste ishte ai i John Alites, amerikano-shqiptarit me famë botërore, me të kaluar të pasur në botën kriminale të SHBA-ve, si mafioz përkrah gangsterëve të njohur, por që tashmë i është rikthyer normalitetit e madje është angazhuar edhe në politikën amerikane.

Gentian Toshkëzi është shpallur disa herë si një prej neurokirurgëve më të mirë të Filadelfias e madje ka marrë edhe titullin e një prej mjekëve më të mirë në SHBA.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button