Aktualitet dhe Lajme

Tërhiqet Hamasi! Bie dakord të dorëzojë armët e rënda

Share

Hamasi është gati të dorëzojë armatimet e tij. Sipas mediave izraelite në bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, terroristët palestinezë kanë ofruar të dorëzojnë armët e tyre të rënda të cilat do të merren në dorëzim nga Egjipti.

Hamasi është gati t’i vendosë raketat e tij me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi nën kontrollin egjiptian. Hamasi gjithashtu ofroi të ndalonte rekrutimin dhe stërvitjen e luftëtarëve dhe hapjen e tuneleve të reja.

Megjithatë, Hamasi dëshiron të mbajë armë të tjera, të tilla si snajperat, pajisje shpërthyese dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi. Negociatorët e Hamasit i kanë kërkuar Egjiptit t’ia përcjellë propozimin Izraelit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button