Aktualitet dhe Lajme

Përfshihet nga flakët garazhi në një pallat në Vlorë, digjen disa automjete

Share

Një zjarr ka rënë në garazhin e një pallati në qendër të qytetit të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, në zonën e njohur si ish fabrika e Orizit.

Raportohet se brenda garazhit janë përfshirë nga flakët edhe disa automjete.

Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button