Incidenti në Ali Dem, reagon PSD: Nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale! Asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë

Partia Socialdemokrate, PSD ka reaguar së fundmi në lidhje me incidentin e regjistruar mesditen e sotme ë rrugën “Ali Demi”. Sipas reagimit të PSD-së në “Facebook” incidenti nuk ka lidhje me zyrën e tyre elektorale.
Më tej theksohet se incidenti ka ndodhur pranë ambienteve të tyre por shtuan se asnjë nga anëtarët apo simpatizantët e tyre nuk ka qenë të përfshirë në konflikt. PSD shkruan se dënon çdo akt dhune dhe presin që organet që të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Reagimi i plotë:
Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.
Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.