Aktualitet dhe Lajme

Belind Këlliçi: Pasaporta e Ramës gjendja skandaloze në shkolla mes plehrave, në 11 maj duhet ndëshkim dhe ndryshim

Share

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, shkruan se në fshatin Kasollë, bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.

Këlliçi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Arben Malokut. Kjo është gjendja në Kasallë, ngjitur me shkollën. Bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.

Kjo është pasaporta shqiptare e vitit 2025, ku fëmijët rriten dhe shkollohen në gjendje skandaloze, rruga mungon dhe ambulanca e fshatit është në mjerim. Ka një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj batërdie. Më 11 maj, të ndëshkojmë Edi Ramën me votë dhe të sjellim ndryshimin!

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button