Aktualitet dhe Lajme

8 emigrantë humbin jetën në brigjet e Tunizisë, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Share

Tragjedia ka goditur sërish brigjet e Tunizisë, ku roja bregdetare ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve afrikanë, pasi varka me të cilën po përpiqeshin të arrinin në Evropë u mbyt pranë qytetit Abouabed, në afërsi të Sfaxit.

Sipas një zyrtari të rojes kombëtare, janë shpëtuar 29 persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për të gjetur të zhdukurit.

Tunizia, e cila vitet e fundit është kthyer në një nga pikat kryesore të nisjes për emigrantët që ëndërrojnë një jetë më të mirë në Evropë, po përballet me një krizë të thelluar migracioni, duke zëvendësuar Libinë si rruga më e përdorur për kalimin ilegal drejt kontinentit të vjetër.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button