Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj me armë zjarri në Vlorë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Share

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën, pasi është gjetur i pajetë shtetasi 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.

Renato Hoxhaj u gjet i vrarë me armë zjarri në objektin ku punonte si roje.

Ndërkohë, janë publikuar dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button