Aktualitet dhe Lajme

“Rama kur erdhi në pushtet tha do t’i ndalonte…” Berisha: Sot lojërat e fatit janë në duart e banditëve. Kryeministri u shtoi atyre edhe drogën!

Share

Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë sot në një konferencë dedikuar grave “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, organizuar nga Lidhja Demokratike e gruas, ndërsa pjesëmarrws ëshëw edhe Bordi Ekzekutiv të CDI Women.

Lideri i opozitës foli për vështirësitë social ekonomike me të cilat po përballen gratë. Berisha solli në vëmendje premtimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e lojërave të fatit, premtim i cili sipas tij nuk u realizua pas bastet janë në duart e banditëve.

“Edi Rama nëse u kujtohet ju, kur erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare. Dhe e vërteta është se krijojnë. Ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën”, tha kreu i PD.

Pjesë nga fjala e Berishës

 

Këto 12 vite kanë qenë vitet më të vështira për vajzat dhe gratë, nënat dhe motrat shqiptare, më të veshtira se në çdo vend tjetër në Europë sepse ju u përballët me pasojat direkte të narkoshtetit, i cili solli në votrat tona familjare dhunë, drogë, fatkeqësira.

Edi Rama nëse u kujtohet ju, kur erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare.

Dhe e vërteta është se krijojnë.

Ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën.

Sot a mund të imagjinoni ju një vend që nuk kishte njohur kurrë në histori kokainën, është konsumatori kryesor i kokainës për frymë në Europë dhe kjo është totalisht pasojë e narkoshtetit.

Albana e theksoi, në kundërshtim absolut me traditën tonë shekullore, ne regjistruam këto 10 vite numrin më të lartë të vrasjes së grave, krimin më të shëmtuar.

Përsëri nuk është e drejtë të lidhësh çdo gjë me kundërshtarin politik, por kur kundërshtari politik është i njohur publikisht si mizogen, i dokumentuar si njeri i dhunshëm ndaj grave.

Kur kundërshtari politik nuk thotë një fjalë për këto qindra vrasje, makabritete, por hesht, atëherë të paktën me heshtjen e tij, ai në një mënyrë ose në një tjetër favorizon këtë klimë agresive ndaj vajzave dhe grave.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button