Aktualitet dhe Lajme
EMRAT/ Zbardhen detaje nga konflikti mes kushërinjve në Cakran. Policia shoqëron autorët babë e bir

Një konflikt i çastit mes kushërinjve degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta në Cakran të Fierit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku 37-vjeçari Miri Sulaj bashkë me djalin e tij dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit.
44-vjeçari Eduard Sulaj mori lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa u dërgua fillimisht për mjekim në Qendrën Shëndetësore të Cakranit.
Për shkak të gjendjes së rënduar u dërgua më pas në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhët në kujdesin e mjekëve.
Pas sherrit babë e bir u larguan nga vendngjarja, ndërsa u kapën dhe u shoqëruan disa orë më pas nga Policia e Fierit dhe Forcat Shqiponja.