Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Parë Melani Trump, mbërrijnë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit përkrah Zonjës së Parë Melania Trump.
Funerali për Papa Françeskun do të fillojë në orën 10 të mëngjesit me orën lokale.
Funerali i sotëm shënon udhëtimin e parë jashtë vendit të Trump që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë.
Para vdekjes së Papa Françeskut, vizita e parë jashtë shtetit e Trump ishte caktuar të ishte në Arabinë Saudite në maj.
Por disa orë pasi u njoftua për vdekjen e Papës, Trump urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të valonin në gjysmë shtizë “si një shenjë respekti për kujtimin e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut”.
“Melania dhe unë do të shkojmë në funeralin e Papa Françeskut, në Romë. Mezi presim të jemi atje!” Trump shkroi të hënën në Truth Social.
Në dhjetor, Trump – atëherë presidenti i zgjedhur – mori pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris, e cila shënoi rikthimin e tij jozyrtar në skenën ndërkombëtare përpara inaugurimit të tij.
Prania e tij sot në Romë mund të ofrojë një mundësi të rrallë për liderët botërorë që të angazhohen personalisht me Trump, ndërsa vendet në mbarë botën po përballen me pasojat e tarifave ndëshkuese të presidentit Trump
“Do të jetë shumë interesante”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë të premten përpara se të udhëtonte për në Romë. “Ne do të takohemi me shumë liderë të huaj – ata duan të takohen.”
Disa orë pasi vdekja e Papës u njoftua të hënën, Trump urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA të valonin në gjysmë shtizë “si një shenjë respekti për kujtimin e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut”.