Aktualitet dhe Lajme

Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz me ardhjen e stinës së re, si ta luftoni?

Share

Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përballen me një ndjesi të çuditshme lodhjeje, të njohur si “lodhja e pranverës”. Edhe pse nuk konsiderohet një sëmundje, kjo gjendje është reale dhe shfaqet për shkak të ndryshimeve në ritmet biologjike dhe stilin e jetesës.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë mungesën e energjisë, përgjumjen, irritimin dhe vështirësitë në përqendrim – ndjesi që shpesh lidhen me ndryshimin e temperaturës dhe ekspozimin më të madh ndaj dritës natyrale. Ja disa mënyra të thjeshta për të përballuar lodhjen e pranverës:

– Shfrytëzoni dritën e diellit – Ekspozimi ndaj dritës natyrale ndihmon në balancimin e ritmit cirkadian dhe rrit prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë. Ekspertët këshillojnë të kaloni 20–30 minuta në diell çdo mëngjes.

– Ushtrohuni rregullisht – Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe gjendjen emocionale. Mjaftojnë 30 minuta ecje e shpejtë, biçikletë apo joga, pesë herë në javë, për të ndjerë ndryshimin.

– Ushqehuni lehtë dhe shëndetshëm – Me rritjen e kërkesave energjitike të trupit, dieta bëhet kyçe. Konsumoni më shumë fruta, perime, drithëra integrale, proteina të lehta dhe shmangni ushqimet e rënda e me shumë sheqer. Gjithashtu, hidratimi është thelbësor.

– Mbani një rutinë të qëndrueshme gjumi – Me ditët më të gjata, është e rëndësishme të ruani një orar të rregullt gjumi. Flini 7–9 orë çdo natë, shmangni ekranet përpara gjumit dhe krijoni një ambient të qetë për pushim cilësor.

Me këto masa të thjeshta, mund të përballoni më lehtë lodhjen sezonale dhe të shijoni energjinë pozitive që sjell pranvera.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button