Aktualitet dhe Lajme

Barça rigjen ter Stegen për Interin? Flick: Është gati, do të shohim

Share

Barcelona do të duhet të bëjë pa të dëmtuarin Robert Leëandoëski të paktën për ndeshjen e parë kundër Interit. Megjithatë, katalanasit, të paktën sipas trajnerit të tyre Hansi Flick, do të kenë përsëri portierin Marc André ter Stegen pas dëmtimit të tij të gjatë:

“Shpresoj që ai të jetë aty për ndeshjet vendimtare. Duhet të presim dhe të shohim. Nuk e dimë kur do të kthehet. Preferoj të mos them asgjë tjetër”, tha ai në lidhje me Leëandoëski.

Për Ferran Torres: “Ai është në një moment të mirë të karrierës së tij. Ka shënuar 10 gola në La Liga. Është numri 9, është dinamik, kontribuon në mbrojtje… është në formë të mirë, por duhet ta menaxhojmë sepse na duhet deri në fund të sezonit”.

Për mosmarrëveshjet e supozuara me disa lojtarë që u larguan të pakënaqur në ndeshjen e mëparshme kundër Celta Vigos:

“Unë e kuptoj kur lojtarët mund të jenë të pakënaqur. Të gjithë duan të tregojnë se mund të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e ekipit. Unë e kuptoj këtë, por nuk e kuptoj reagimin. Është një situatë që duhet pranuar. Ishte një rikthim i madh kundër Celta Vigos, pasi ishim prapa. Dhe morëm vendimet e duhura. Më pëlqen të shoh reagimet e lojtarëve kur luajnë”.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button