Aktualitet dhe Lajme

Informacion i gabuar apo ngatërruan shënjestër? Atentati në Tiranë, dyshohet se ishin 3 autorë, çfarë thanë të plagosurit në polici

Share

Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sa i përket autorëve dyshohet se kanë qenë tre veta brenda në automjetin tip fuoristradë, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga policia dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin G-Class që e kishin nën shënjtestrën e tyre.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr.

Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button