Aktualitet dhe Lajme

U bllokuan për disa orë në kanionet e Nivicës, shpëtohen 7 turistë spanjollë

Share

Një grup prej 7 turistësh spanjollë kanë ngelur të bllokuar për disa orë në kanionet e Nivicës në Tepelenë, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve të emergjencës për shpëtimin e tyre.

Grupi i turistëve spanjollë ishte duke eksploruar zonën malore të Nivicës, ndërsa si shkak i humbjes së orientimit kanë ngelur të bllokuar në zonën e kanioneve.

Pas marrjes së njoftimit, policia lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë punuar për lokalizimin e tyre ndërsa është identifikuar zona ku kishite humbur grupi i turisteve.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur evakuimin e tyre nga një zonë malore dhe me reliev të thepisur. Policia lokale konfirmon faktin se turistët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button