Aktualitet dhe Lajme

Kuvendi serb konfirmon dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç

Share

Kuvendi i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçevic.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç e falënderoi Vuçeviqin për kryerjen e detyrës gjatë kohës që ishte në postin e kryeministrit, ndërsa deklaroi se afati për formimin e qeverisë së re fillon të enjten, më 20 Mars. Ajo theksoi se sipas ligjit, qeveria e re duhet të formohet deri në mesnatën e 18 Prillit.

“Afati kushtetues për zgjedhjen e qeverisë së re fillon nesër. Tani Presidenti i Republikës duhet të fillojë procedurën për zgjedhjen e qeverisë së re. Afati për zgjedhjen e qeverisë së re skadon më 18 prill në mesnatë. Brenda këtij afati, Vuçiç duhet të propozojë një kryeministër.”, tha Bërnabiç.

Nëse deri më 18 Prill nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.

Kujtojmë se Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 Janar, pas protestave të mëdha të qytetarëve të cilët kërkojnë që shkaktarët e tragjedisë së Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona të dalin para drejtësisë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button