Klevis Balliu: Integrimi i Shqipërisë në BE kërkon punë, jo gënjeshtra, 12 vite mashtrime nga qeverisja e Edi Ramës

Në një postim në Facebook, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverisjen e Edi Ramës për 12 vite mashtrimesh,lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Balliu theksoi se, për të arritur integrimin në BE, duhet të punohet me seriozitet dhe angazhim, dhe jo të vazhdohet me premtime të rreme dhe manipulime politike.
Gjithashtu, Balliu u shpreh se procesi i integrimit është penguar për shumë vite nga qeverisja aktuale dhe se, për të arritur realisht në BE, duhet të merren masa konkrete dhe të ndershme.
Ai shtoi se e vetmja mundësi për të garantuar integrimin në BE është të votohet Partia Demokratike, e cila, sipas tij, ka qenë forca që ka liberalizuar vizat me Bashkimin Europian dhe ka treguar angazhim të vërtetë për rrugën drejt integrimit europian.