Aktualitet dhe Lajme

Veliaj përdori telefonin e një efektivi gjatë rrugës për në gjyq, policët e burgjeve nën hetim nga SPAK

Share

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë nën hetim policët e burgjeve, të cilët kanë shoqëruar kryebashkiaun Erion Veliaj për në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

SPAK ka dyshime se Erion Veliaj gjatë transferimit të tij nga ambientet e paraburgimit të Durrësit deri në Tiranë në GJKKO, ka përdorur celularin e një prej punonjësve të policisë së burgjeve që ka shoqëruar Veliajn për në gjykatë dhe ka kryer telefonata.

Në deklaratën e tij përpara togave të zeza, oficeri i burgjeve e ka pranuar akuzën teksa ka deklaruar se ia ka dhënë telefonin e tij pasi kishte frikë.

Kujtojmë që më datë 13 mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Veliaj.

Mbi të parin e Tiranës rëndojnë dy akuza “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button