Berisha: Erion Veliajn e kanë mbushur me çimka në të gjitha anët, është regjistruar duke folur në telefon dhe…

Këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga SPAK se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ,“është mbushur me çimka në të gjitha anët”, duke iu referuar përgjimit të tij në qeli.
Sipas tij, ministri Ulsi Manja, ka shkuar natën “si mik” tek Veliaj, por në të njëjtën kohë ka urdhëruar vendosjen e pajisjeve të përgjimit në ambientet e tij.
Berisha pretendon se Veliaj është përgjuar kudo, madje edhe në telefon fiks, në shtrat dhe tavolinë.
“Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët”. tha ai, duke akuzuar qeverinë për tejkalim të kufijve ligjorë në përdorimin e përgjimeve.
“Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se ai nuk ka. Ulsi Manja ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Erion Velisë dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Ai është pjesë e këtij kurthi. Nëse donin të vendosnin çimka nuk duhet të merrnin ministra, por të merrnin lejen e gjykatës. Ata edhe në biruca kanë disa garanci. Mos të bëj unë avokatin e Erion Veliajt, mos të zë vendin e Maks Haxhisë.
Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks. Edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët. Çdo i burgosur megjithatë ka të drejtat e tij. Përdorimi i kurtheve, t’i çosh Uluziun dhe të kryesh këto veprime, kalon çdo përmasë”, tha Berisha.